Skip to content

bgodole/korrektor

Repository files navigation

Korrektor i gjuhës shqipe

Ky fjalor drejtshkrimi i gjuhës shqipe është produkt i punës së vyer të gjuhëtarëve dhe të Akademive shqiptare të Shkencave.

Mbi 800 mijë fjalëforma janë përftuar nga zbatimi i rregullave të "Drejtshkrimit të gjuhës shqipe" (1973) dhe i normave të reja prej vitit 2013 e në vijim, duke analizuar "Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe" (1980), "Fjalorin e gjuhës shqipe" (2006) dhe "Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe" të vitit 2015. Fjalësi aktual është ndër më të pasurit për shqipen, që mundësohet falas në internet.

Me gjithë përpjekjen për të pakësuar të metat nga hedhja me dorë e rregullave dhe e zërave të fjalorit, ka vend për vërejtje. Prandaj më kontaktoni nëse vini re gabime dhe mund të më sugjeroni fjalë a kategori gramatikore që mungojnë.

Ju falemnderit hartuesve të veprave të mësipërme:

— (1980) Androkli Kostallari, Jani Thomaj, Xhevat Lloshi, Miço Samara, Josif Kole, Palok Daka, Pavli Haxhillazi, Hajri Shehu, Ferdinand Leka, Emil Lafe, Kornelja Sima, Thanas Feka, Beatriçe Keta, Agim Hidi.

— (2006) Jani Thomai, Miço Samara, Pavli Haxhillazi, Hajri Shehu, Thanas Feka, Valter Memisha, Artan Goga.

— (2015) Ali Dhrimo, Rami Memushaj.

Përdorimi

ekran2a

Ky program mund të tregojë gabimet drejtshkrimore në gjuhën shqipe. Përdoret në aplikacionet si LibreOffice dhe OpenOffice, të cilat shfrytëzojnë paketën hunspell për drejtshkrimin.

Instalimi në LibreOffice kryhet nëpërmjet "përgjegjësit të funksioneve shtesë" (Extension Manager). Fillimisht ju duhet varianti më i fundit i korrektorit, të cilin e gjeni te Releases.

Më tej, hapni një dokument të çfarëdoshëm dhe sigurohuni që të keni aktivizuar gjuhën shqipe për drejtshkrimin në LibreOffice.

Dalloni fjalët e nënvizuara me të kuqe, sepse mund të jenë shkruar gabim. Kur i klikoni nënvizimet me tastin e djathtë të mausit, ju sugjerohet të korrektoni fjalën e gabuar ose ta shtoni në fjalorin personal të LibreOffice, në rast se jeni të sigurt që është shkruar saktë.

About

Korrektor i gjuhës shqipe / Spellcheck dictionary and hyphenation patterns reflecting post-2013 changes in Albanian grammar

Topics

Resources

License

Stars

Watchers

Forks

Packages

 
 
 

Contributors